Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) tha se shënjestroi qendrat ushtarake izraelite dhe bazat ajrore në sulmet me raketa, me dhjetëra raketa që goditën objektivat në Izrael.

“Duke përdorur një kombinim të sistemeve të drejtuara me saktësi dhe të zgjuara, Irani synoi qendrat ushtarake dhe bazat ajrore që shërbyen si burim agresioni kriminal kundër vendit tonë”, tha IRGC në një deklaratë, transmeton Ballkani.info.

Irani pretendoi se kishte goditur qendrat ushtarako-industriale izraelite të përdorura për prodhimin e raketave dhe pajisjeve të tjera ushtarake, duke shtuar se “raportet tokësore, imazhet satelitore dhe inteligjenca e përgjuar tregojnë se dhjetëra raketa balistike po godasin efektivisht objektivat strategjikë”.

“Pavarësisht pretendimeve për përgjim, armiku ka dështuar të kundërshtojë valët e sulmeve raketore të nisura nga Republika Islamike e Iranit”, thuhet në deklaratë.

Së fundi, ata theksojnë se operacioni është kryer “në mënyrë të fortë dhe sulmuese, në koordinim të plotë me të gjitha degët e forcave dhe institucioneve të armatosura iraniane”.

“Mesazhi qendror i sulmit është se siguria e Republikës Islamike të Iranit është vija e kuqe e Forcave të Armatosura”, përfundoi IRCG. /Ballkani.info/