Nesër, më 5 mars, për nder të Epopesë së Lavdishme të UÇK-së, në orën 11:00 në Kazermën “Adem Jashari” do të rreshtohen ushtarët e FSK-së.
Në këtë ceremoni do të jetë edhe Bendi Frumor i FSK-së.
Po ashtu, siç merr vesh Ballkani.info, krerët e shtetit, presidenti, kryeparlamentari dhe kryeministri, do të vendosin kurora lulesh tek Obelisku.
Në këtë ceremoni do të flasin krerët e shtetit.
E veçanta e këtij 5 marsi do të jetë prezantimi për herë të parë për publikun e autoblindave “Humvee” të Ushtrisë së Kosovës të ardhura nga SHBA-ja.
Ndërkaq, sipas agjendës të siguruar nga Ballkani.info, më 6 mars, në ora 10:00, do të bëhen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz
Po ashtu më 6 mars, në ora 15:30, në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca solemne. Po atë ditë, në ora 18:00, në Teatrin Kombëtar mbahet Akademia Përkujtimore.
“Nata e Zjarreve” në Prekaz do të mbahet më 7 mars. /Ballkani.info/







