Ushtria e Kosovës e gatshme për ceremoninë zyrtare

Sot më datën 14 dhjetor është votuar me 107 vota pro Projektligji për Shërbimin në Forcën e Sigurisë.

Në leximin e dytë, Projektligji për Shërbimin në Forcën e Sigursë, është votuar nga të gjithë deputetët prezent në sallën e Kuvendit, raporton Ballkani.info.

Tashmë gjithçka është gati për ceremoninë zyrtare që është organizuar të mbahet në Kazermën ‘Adem Jashari’ në ora 17:00.

Ceremonia është organizuar nga Qeveria e Kosovës dhe sipas burimeve të Ballkani.info, përgatitjet e fundit veçse janë në përfundim e sipër.

Kadetët e Ushtrisë së Kosovës si dhe automjetet ushtarake, të pranuara së fundmi nga SHBA për Ushtrinë e Kosovës, do të parakalojnë në këtë ceremoni në nder të kësaj date historike.

Pritet që prezent të jenë mysafirë të shumtë të ftuar nga Qeveria e Kosovës. /Ballkani.info/