Ushtria e Kosovës dhurata për fëmijët në QKUK

Ushtria e Kosovës sot ka bërë shpërndarjen e disa dhuratave në klinikën e Pediatrisë në QKUK.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili në një postim në Facebook postoi disa fotografi të këtij aktiviteti.

Vetëm një javë kanë mbetur nga festa e Vitit të Ri, shumë fëmijë gjenden në Klinika të QKUK-së dhe ka qenë një mundësi e mirë për t’i gëzuar ata, raporton Ballkani.info.

Postimi i plotë:

Dhurata dhe kartolina ?? nga ushtria e Kosovës për fëmijët e shtrirë në klinikën e Pediatrisë, ushtarët e së ardhmes tonë?. Me ushtrinë në krahë, sfidat bëhen më të lehta dhe jeta më e bukur ?. Faleminderit ushtria e Kosovës ???.
Gëzuar festat e fundvitit!?