Ushtria dhe Policia e Kosovës bëhen bashkë në parandalimin e përhapjes së COVID-19

Ushtria e Kosovës, ka ndihmuar Policinë, në realizimin e analizave serologjike, në luftën për parandalimin e COVID-19.

Kjo u bë e ditur në njoftim nga ana e Ushtrisë së Kosovës.

“Forca e Sigurisë së Kosovës mbështet Policinë e Kosovës në realizimin e analizave Serologjike. Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional Qendra Mjekësore e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka filluar realizimin e analizave Serologjike për Policinë së Kosovës me qëllim të përballimit dhe parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID 19”, thuhet në njoftim.