Ushtria azerbajxhanase shkatërroi një numër të madh të automjeteve të blinduara që i përkisnin ushtrisë armene në operacionin e nisur për të çliruar territorin e pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përleshjet në vijën e frontit vazhduan gjatë gjithë natës. Ushtria azerbajxhanase dëmtoi rëndë pozicionet dhe automjetet e ushtrisë armene.

Në pamjet e shpërndara nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit shihet se autoblindat e ushtrisë armene u shkatërruan përmes të shtënave të ushtrisë azerbajxhanase.

Përleshjet intensive vazhdojnë përgjatë gjithë frontit.

  • A video still shows members of Azeri armed forces firing artillery during clashes between Armenia and Azerbaijan over the territory of Nagorno-Karabakh in an unidentified location, from footage released Sept. 28. Defence Ministry of Azerbaijan via REUTERS