Ushtria amerikane e rrëzon balonën spiune kineze

Shtetet e Bashkuara rrëzuan të shtunën një balonë të dyshuar spiune kineze në brigjet e Karolinës, pasi ajo përshkoi vende të ndjeshme ushtarake në të gjithë Amerikën e Veriut dhe u bë pika e fundit e tensioneve midis Uashingtonit dhe Pekinit.

Madhësia e balonit vlerësohej të ishte sa tre autobusët e shkollave, raporton AP, përcjell Demokracia.com.

Para rrëzimit, presidenti i SHBA-së, Joe Biden kishte thënë më herët të shtunën, “Ne do të kujdesemi për të”, kur u pyet nga gazetarët për balonën. Administrata Federale e Aviacionit dhe Roja Bregdetare punuan për të pastruar hapësirën ajrore dhe ujore.

Balona është goditur nga forcat ajrore amerikane.