Ushtarja shqiptare kurorëzohet me britanikun, veshja e saj merr vëmendje

Leonora Brajshori është pjesëtare e Ushtrisë në Britaninë e Madhe

Ajo është martuar me britanikun Ethan Clift nga Newcastle, i cili po ashtu është pjesë e Ushtrisë.

Dasma e tyre, e cila u zhvillua pak ditë më parë, u bë me tradita shqiptare dhe britanike.

E veçanta e kësaj dasme ishte veshja e tyre, ku Leonora shihet me veshje tradicionale shqiptare, ndërkohë Ethan me ato angleze. Kjo veshje mori vëmendjen dhe po komentohet shumë edhe në mediat e huaja.

Kujtojmë se Leonora Brajshori e ka përfaqësuar Anglinë edhe në Lojërat Olimpike në peshëngritje.ImageImage