Ushtari ukrainas befason të birin në ditën kur po festonte ditëlindjen

Pavarësisht se po zhvillohen luftime të ashpra në çdo cep të territorit të Ukrainës, një ushtar i këtij vendi nuk e kishte harruar ditëlindjen e të birit dhe kishte gjetur pak kohë të lirë që t’i bëjë një befasi.

Ai u pa me dhurata në duar duke shkuar drejt shtëpisë së tij, por që të birin e takoi në mes të rrugës i cili u gëzua pa masë nga kjo vizitë e paparalajmëruar, transmeton Telegrafi.

Ky moment plot shfaqet në një video amatore, ku vogëlushi vazhdon ta thërrasë babanë me zë të lartë, nga gëzimi që e kishte vizituar dhe nuk e kishte harruar ditëlindjen e tij.

Kujtojmë që ukrainasit po vazhdojnë me çdo kusht të mbrojnë vendin e tyre nga agresori rus, i cili 15 muaj më parë filloi pushtimin e Ukrainës.

Ndërkaq sulmet ajrore të Kremlinit janë intensifikuar së fundmi mbi kryeqytetin e Ukrainës – Kiev, ku si pasojë ka patur civilë të vrarë.