Një ushtar i zënë rob në Ukrainë, rrëfen në një video se si fillimisht ishte rrahur dhe më pas detyruar të shkonte në luftë kundër Ukrainës.
Ushtari 26 vjeçar, thotë se është rekrutuar kundërligjshëm dhe pa vullnetin e tij.
“Kur u ktheva nga puna, erdhën dy persona dhe më morën. Njëri më qëndronte përpara dhe tjetri prapa me armë dhe më futën në një minibus dhe më dërguan në ushtri”, rrëfen ushtari rus.







