Ushtari nga Kosova që vdiq në Luksemburg do të varroset atje

Të shtunën e kaluar në moshën 23 vjeçare ka ndërruar jetë kosovari, Dorian Dautaj.

I riu nga Deçani që shërbente në ushtrinë e Luksemburgut pati gjakderdhje cerebrale duke mos arritur t’i mbijetojë sulmit.

Ndërkaq sot, familja ka bërë të ditur se Dorian Dautaj do të varroset, të mërkurën, më 13 shkurt, në Luksemburg, shkruan Ballkani.info.

E pamja në Kosovë do të hapet me datën 17 shkurt dhe do të jetë e hapur edhe më 18 shkurt.

E pamja hapet në fshatin Carrabreg të Deçanit. /Ballkani.info/