Ushtari i UÇK-së e zbulon se KFOR-i ka vendosur tela me rrymë në Urën e Ibrit për t’i penguar shqiptarët të kalojnë në veri VIDEO

Kjo video e publikuar në arkivin e agjencisë së lajmeve “Associated press” shfaq se si më 10 shtator 1999 protestuesit shqiptarë dhe serbë ndeshën tek Ura e Ibrit në Mitrovicë me pjesëtarët e KFOR-it franez në përpjekje për t’u përleshur mes vete.

Derisa protestuesit shqiptar tentojnë ta kalojnë Urën, serbët e mbledhur matanë e djegin një flamur shqiptar, gjë që pas pak të njëjtën gjë e bëjnë edhe shqiptarët me një flamur serb.

Ushtarët e KFOR-it shihet duke hedhur bombola të gazit lotsjellës, në përpjeke për ta vënë situatën nën kontroll.

Pas shumë orë proteste, e cila ishte në ditën e dytë të saj, tek Ura e Ibrit arrin komandanti i UÇK-së, Gjeneral Rrahman Rama. Mirëpo, shihet një reagim i drejt i truprojës së tij, pasi që kritikon KFOR-in se kanë vendosur në Urë një tel të rrymës (minuta 2:12), i cili është i lidhur me energji elektrike, gjë që e dëshmojnë edhe pamjet e AP-së, shkruan Veriu.info.

Po ashtu në fund të videos shihet disa shqiptarë të cilët e kalojnë lumin ibër nëpër ujë me fëmijët e tyre në duar, në përpjekje për të dalë në pjesën jugore të qytetit.