Leposaviq

Ushtari hungarez i KFOR-it ‘përshëndet’ serbët në veri me gishtin e mesit! (FOTO)

Një pjesëtar i kontingjentit hungarez të KFOR-it iu tregoi gishtin e mesëm gazetarëve serbë në Leposaviq.

Sipas mediave serbe me këtë gjest ushtari tregoi qëndrimin e KFOR-it ndaj serbëve dhe për krijimin e ushtrisë së Kosovës.

“Mendon se dikush do ta dënojë atë? Sigurohuni që jo. Ata sillen këtu si dëshirojnë, ata ndihen ketu sikur të ishin në kampin e tyre”, thotë Milutin Vasiq nga Leposaviqi.