Dy luftëtarë ukrainas kanë rrëzuar ditën e sotme në Kiev, dy avionë rusë.

Raportohet se rreth orës 14:00 dy luftëtarë MiG-29 të brigadës së aviacionit taktik të Forcave Ajrore të Ukrainës rrëzuan 2 luftëtarë rusë SU-35C në rajonin e kryeqytetit.

Ndërsa sipas njoftimit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ukrainase raportohet se gjatë aksionit ushtarak është zhdukur edhe një nga pilotët ukrainas.
Ky i fundit vazhdon të jetë në kërkim nga autoritetet ukrainase.