Ballafaqimi i vazhdueshëm i ukrainasve me rrezikun ekstrem ka qenë një tipar i dukshëm, që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.

Por ajo që është publikuar në pamjet më poshtë flet për një dimension krejt joreal të rrezikut.

Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që janë shpërndarë në internet – por të pa verifikuara ende nga mediumi britanik – që duket se tregojnë ushtarët duke “shkelmuar” minat tokësore që kanë mbetur të shpërndara nëpër një rrugë.

Ukrainian soldiers remove AT mines from a road, pictured earlier with a car maneuvering through. pic.twitter.com/BTVh5VN5Vv

— OSINTtechnical (@Osinttechnical) April 1, 2022