Pajisjet ushtarake ukrainase kanë hyrë në Kiev për ta mbrojtur atë kundër forcave ruse që janë duke iu afruar qytetit, ka thënë Ministria e Brendshme e Ukrainës.
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë më herët se qyteti “ka hyrë në fazën e mbrojtjes”.
Qeveria është duke iu bërë thirrje banorëve të Kievit që të bëjnë gjithçka që munden për t’iu rezistuar trupave ruse, duke përfshirë armët apo koktejet e molotovit.
Më herët, Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka thënë që më shumë se 1,000 trupa ruse janë vrarë.
Ndërsa Rusia ka thënë se ka “eliminuar” 200 forca ukrainase dhe ka marrë kontrollin e bazës ajrore Hostomel afër Kievit – dhe 13 ukrainas janë vrarë duke mbrojtur të ashtuquajturin Ishullin e Gjarprit.







