“Ushtarët e Putinit meritojnë të vdesin”, ikona e BBC-së sulmohet nga komentuesit

Jeremy Vine, një prej ikonave të BBC ka shkaktuar shumë debat me një deklaratë të tij.

Spikeri veteran teksa ishte i ftuar në emision tha se “ushtarët e Putin meritojnë të vdesin”.

Vine ishte gjatë një bisede telefonike me një ndjekës të tij që u identifikua si Bill, nga Mançesteri. Bill i tha: “Ata (rusët) po mbanin duart lart sot në mëngjes duke mos dashur të luftonin me ukrainasit. Atyre u tha gënjeshtra nga Putin.”

Por Jeremy i tha atij: ‘E vërtetë. Por realiteti brutal është, nëse i vesh uniformën Putinit dhe shkon të luftosh luftën e tij, ndoshta e meriton të vdesësh, apo jo?’
Përdoruesit e rrjeteve sociale e sulmuan atë pas komenteve të mëngjesit të djeshëm.

Biseda mes tyre erdhi në ditën kur një video e një ushtari rus që shpërtheu në lot ndërsa fliste me nënën e tij në telefon pasi u dorëzua te ukrainasit u bë virale.

Një shikues u tërbua nga Vine: ‘Çfarë justifikimi patetik për një qenie njerëzore.’

Një tjetër postoi: ‘Komente të ndyra nga Vine të krijuara për të tërhequr shikuesit dhe për të fituar një reagim.’