Ushtarët e KFOR-it përshëndeten ngrohtësisht me Njësinë Speciale të Kosovës

KFOR-i është duke e monitoruar nga afër situatën në të gjithë Kosovën duke e zbatuar mandatin e tij, pas tensioneve te krijuara si shkak i reciprocitetit me targa në Veri.

Pjesëtarë e KFOR-it u panë sot në zonën neutrale mes kufirit Kosovë – Serbi, dhe po ashtu në zonën ku gjenden Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Nga pamjet e publikuar, shihen pjesëtarët e KFOR-it ku përshëndetën ngrohtësisht me Njësinë Speciale të Republikës së Kosovës.