Janë krijuar me vetëm pak orë dallim mes njëri-tjetrit.
E kështu edhe me propagandë, njëri grup pro Albin Kurtit e tjetri kundër, në rrjetin social Facebook po bëjnë gërdinë.
Megjithatë, anëtarësia ne këto të dy grupe është shumë e ndryshme.
Në atë #meKryeministrin që e përkrah Albin Kuritn janë plot 115 mijë anëtarë në kohën kur është publikuar shkrimi.
Ndërsa, në atë kundër tij, e pro LDK-së, por i quajtur #meAmerikën po në këtë kohë ka vetëm 3 mijë e 249 anëtarë, shkruan gazeta inFokus.
Por, kush i ka krijuar këto dy grupe me qindra postime.
#meKryeministrin, grupi që përkrah Albin Kurtin është i krijuar nga Amandë Toska.

E #meAmerikën, është i krijuar nga Art Ahmeti.

Megjithatë, edhe pse në këtë të fundit të gjitha postimet janë pro LDK-së e kundër Vetëvendosjes, janë anëtarë të PDK-së të cilët bëjnë ftesa për t’u anëtarësuar në të.

Bujar Cakolli është sekretar i PDK-së për Prishtinë, shkruan gazeta inFOkus.
Megjithatë, mes grupeve propagandues, ka filluar lufta ku njëri tjetrit i bëjnë thirrje për reporte, bllokime të profileve e shpërndarje të teksteve të liderëve të tyre të pëlqyer.
Ndërsa në grupin pro Albin Kurtit, ka nisur edhe një aksion për t’i komentuar bashkëshortit të Vjosa Osmanit, duke i kërkuar që kjo e fundit të anëtarësohet në Vetëvendosje.







