Giulia Schiff

Ushtarakja e re padit forcat ajrore për dhunë ekstreme në ceremoninë e pranimit

Një kadete e re e forcave ajrore italiane ka paditur tetë rreshterët e saj për plagosje gjatë ritualit të pranimit ku u përplas me kokë ndaj krahut të aeroplanit, u godit me thupra në kurriz dhe u hodh në pishinë me rroba.

21 vjeçarja Giulia Schiff, ishte përjashtuar nga forcat ajrore pasi u ankua për kët abuzime, po shefat e saj ushtarakë argumentuan se arsyeja e shkarkimit ishte ‘mungesa e aftësive ushtarake’.

Tashmë rreth tre vjet pas incidentit, tetë reshterët e divizionit të 70-të forcave ajrore duhet të paraqiten në gjyq më 11 dhjetor.

Rituali i rëndë tradicional i pranimit ishte kryer në prill të 2018 dhe pamjet e të ashtuquqajturit ‘pagëzimi i pilotëve’ shkaktuan zemërim të gjerë që prej daljes së parë në internet.

Ministrja e atëhershme itlaiane e mbrojtjes, Elisabetta Trenta u zotua në 2019 se ‘cilido që duhet të paguajë për këtë, do ta paguajë’.

E përditshmja, Corriere della Sera, shkruan se Giulia ishte regjistruar si kadete tre muaj më herët duke u zgjedhur mes rreth 2000 aplikantëve.

Në pamje ajo shihet që ngrihet peshë nga ushtarët e tjerë, të cilët më pas i përplasin kokën “me shaka” në krahun e një avioni, para se ta lëshojnë në një pishinë.

Akademia ushtarake thotë se lëshimi në pishinë është një traditë e vjetër që kryhet në fund të kursit të trajnimit. Schiff thotë se u kthye në një person të përçmuar pas ankesës për ritualin, para se të përjashtohej në vitin 2018 me akuza mungese disipline.

Një prej gjeneralëve tha se asaj ‘i mungon disiplina, bindja … dhe sakrifica që është e nevojshme për një karrierë ushtarake,’ shkruajnë mediat italiane.

Por pas apelimit, vitin e kaluar asaj i është dhënë tjetër mundësi për stërvitje nga Këshilli Italian i Shtetit.

Në fillim të këtij muaji prokurori ushtarak urdhëroi paraqitjen në gjyq të tetë rreshterëve me akuza ‘krim plagosjeje personale’.

Shpërndaje

Gjermani

Gjermanët s’e durojnë izolimin – Situatë “kaotike” në Frankfurt

Houston

“I grahi më mirë kur pij”, fjalët e fundit të shoferit para aksidentit fatal, shihni videon dramatike

“Dreqi e marrtë”

Sinan Vllasaliu publikon këngën e re, dedikim për Ushtrinë e Kosovës

BMW

Kompania prezanton kostumin turbo-elektrik me krahë që fluturon me 300 km/orë

Jerevan

Protestuesit sulmojnë qeverinë dhe Kuvendin armen pas marrëveshjes së paqes me Azerbajxhanin

Nick Carter

​Lufta e re botërore për shkak të COVID, kreu i forcave britanike thotë se rreziqet janë reale

UltraOne

Maska më e sigurt kundër COVID-19, filtron deri në 99.97 për qind të ajrit që thithni

AMG G63

Carlex Design e bën Mercedes-AMG G63-shin edhe më luksoz

Artsakh

Vritet ministri i Mbrojtjes, Ushtria azere filmon gjithçka me dron

Benzit

“Çmendet” 20-vjeçari rus, i vë flakën Mercedesit me vlerë 150 mijë dollarë…

Giulia Schiff

Ushtarakja e re padit forcat ajrore për dhunë ekstreme në ceremoninë e pranimit

SHBA

Polici hero, futet brenda makinës që po digjej për të shpëtuar gruan

Konflikti

Këto janë tanket armene që i shkatërroi dje Azerbajxhani dhe i mori 21 fshatra

Yichang

Publikohet video tronditëse: Fëmija rrëzohet nga motori, babai i bie me shkelma

Londër

Sherr grash për maskën në dyqan, goditje me kokë si kjo nuk keni parë

"Pirro Dimas"

Kur peshëngritësi Pirro Dhima ishte “tironc”, e tash thotë se “është grek i lindur në Shqipëri”