Efektivët e Forcës Tokësore të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të dislokuar në Kosovë dhe në Bullgari, kanë uruar shqiptarët për përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. 

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka shpërndarë një video në të cilën ushtarët shqiptarë urojnë për festat e nëntorit.

“Nga zemra e misioneve paqeruajtëse, efektivët e Forcës Tokësore, të dislokuar në Bullgari dhe në Kosovë, dërgojnë urimet më të përzemërta për festat e nëntorit. Me krenarinë e simbolit kuqezi dhe përkushtimin për paqen, ata mbajnë lart vlerat dhe sakrificat që na dhanë lirinë plot 112 vite më parë”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes. 

Majori Fatos Xhafka, me detyrë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, ka uruar festën e flamurit dhe të pavarësisë. 

Ngjashëm urime përcollën edhe ushtarakë të tjerë shqiptarë, pjesë e misionit tëi KFOR-it, të dislokuar në Pejë.