Usain Bolt e refuzon Valletan

Dy golësh i shënuar në një ndeshje miqësore me fanellën e Central Coast Mariner i ka shtuar kërkesat për ish sprinterin, Usain Bolt.

Sidoqoftë xhamajkani e ka refuzuar ofertën e kampionit të Maltës, Valleta.

Valleta konfirmoi dje se i kanë ofruar kontratë 2 vjeçare Boltit i cili po provohet prej muajit gusht te skuadra australiane Central Coast Mariners.

Agjenti i Bolt përmes një prononcimi për Omnisport e ka pranuar se oferta e Valletas është refuzuar.

“Ka shumë interesim për Bolt. Ne kemi pasur kërkesa nga mbarë bota, diferenca e vetme me ofertën e fundit është se u bë mediatike. Unë mund të konfirmoj se Bolt nuk do ta pranojë këtë propozim”, tha Ricky Simms.

Me sezonin e ri në kampionatin australian që fillon këtë fundjavë, e ardhmja e Usain Bolt mbetet ende e paqartë.