“Afër teje”

USAID: Qëndrojmë të vendosur për t’i mbështetur viktimat e dhunës me baza gjinore

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, USAID thotë se si çdo ditë tjerë, edhe në këtë ditë qëndrojnë të vendosur për t’i mbështetur viktimat e dhunës me baza gjinore.

Në kuadër të mbështetjes është bërë e ditur se është krijuar edhe aplikacioni mobil “Afër teje”, i cili ka për qëllim t’i ndihmojë viktimat e dhunës në familje dhe atyre me baza gjinore.

Ndërkohë, lidhur me këtë, ambasadori amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier, thotë se ky aplikacion ndihmon në lidhjen e viktimave me institucionet që ofrojnë ndihmë, teksa ka shtuar se raportimi i dhunës është një hap drejtë drejtësisë.

“Aplikacioni ‘Pranë jush’ i mbështetur po ndihmon në lidhjen e viktimave me institucionet që ofrojnë ndihmë”, ka shkruar Hovenier në “X”.