Ursula von der Leyen: EMA nuk e miraton përdorimin e vaksinës ruse Sputnik V

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, u shpreh se Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) nuk ka të dhëna të mjaftueshme për vaksinën ruse kundër koronavirusit Sputnik V.

Për këtë arsye EMA nuk mund ta miratojë përdorimin e vaksinës ruse Sputnik V.

Sipas Leyen, kërkesa për miratimin e vaksinës ruse nga EMA, është bërë shumë kohë më parë dhe që nga 4 marsi ekspertët e EMA, janë duke e analizuar vaksinës ruse Sputnik V.

Reuters ka arritur të mësojë që vonesat në miratimin e Sputnik V janë si pasojë e dështimit të palës ruse, për të siguruar të dhënat e mjaftueshme të cilat kërkohen nga EMA, për dhënien e aprovimit për përdorimin e vaksinave.

Në veçanti, u argumentua se zhvilluesit e vaksinës ruse Sputnik V nuk arritën të konfirmojnë, se e ashtuquajtura banka kryesore e qelizave (blloku origjinal i ndërtimit të vaksinës) përputhet me rregulloret e BE-së