Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka thënë se Ballkani Perëndimor ka të njëjtat vlera dhe ndanë të njëjtën histori me Bashkimin Evropian dhe se e duan atë në BE.
Siç tha ajo, masazhi kryesor i Komisionit Evropian është se Ballkani Perëndimor është pjesë e së njëjtës Evropë siç është edhe BE-ja.
“Mesazhi kryesor i Komisionit është shumë i qartë, së pari Ballkani Perëndimor është pjesë e të njëjtën Evropë siç është edhe Bashkimi Evropian. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtat vlera dhe të njëjtin fat dhe besoj fuqishëm se kemi edhe të njëjtin fat”, tha Von der Leyer.
Ajo theksoi se “Bashkimi Evropian nuk është i kompletuar pa Ballkanin Perëndimor. Ne duam Ballkanin Perëndimor në Bashkim Evropian, dhe nuk mund të ketë asnjë dyshim që qëllimi ynë është zgjerimi”, u shpreh ajo.







