Këngëtari i dërgon mesazh publikisht ish të dashurës.

Këngëtari Khuba konkurroi në festivalin e këngës “Kënga Magjike 2019” me këngën “Ndryshe” dhe nuk iku pa çmim.

Ai fitoi çmimin në kategorinë “Best New Artist” dhe projekti muzikor me të cilin u prezantua u pëlqye mjaft shumë.

Këtë këngë ai ia ka dedikuar ish të dashurës të cilës më pas edhe i dërgoi një mesazh publik.

“Shpresoj të jesh mirë. Gjërat nuk kanë shkuar mirë mes nesh, por uroj dhe shpresoj gjithmonë të jesh mirë…”, u shpreh ai.

https://www.instagram.com/p/B5yVUTunrTc/?utm_source=ig_embed