Urinon në oborrin e një shtëpie, pronari e nokauton burrin e dehur me vetëm një grusht (VIDEO)

Një video rrëqethëse është duke qarkulluar në internet, që shfaq një baba që grindet me një burrë të dehur që kishte urinuar në oborrin e shtëpisë së tij, veprim ky që e nervozoi tej mase – duke e goditur me grusht në fytyrë.

Videoja fillon kur burri i dehur pas që urinon në oborrin e shtëpisë së çiftit tenton të futet me dhunë brenda, ndërsa pronari i shtëpisë disa herë i kërkon të largohet nga pronat e tij, transmeton Telegrafi.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ai zhvishet para pronarit të shtëpisë, gruas së tij dhe fëmijës që dëgjohet duke qarë nga frika. Dhe duket se ky moment ia “mbushi kupën”, dhe në një moment i zoti i shtëpisë humbi durimin dhe me vetëm një goditje e rrëzon pa vetëdije në tokë.

Që nga publikimi i videos në internet është shikuar nga miliona njerëz, dhe pothuajse shumica e kanë përkrahur veprimin e pronarit të shtëpisë që mbrojti familjen nga burri i dehur.

Madje disa besonin se ai kishte duruar shumë, edhe pse dhjetëra herë e paralajmëroi që të mos futet dhe ta lërë familjen e tij të qetë.