Ramiz Lladrovci

Urimi prekës i Ramiz Lladrovcit për vëllain dëshmor, Fehmi Lladrovcin

Ramiz Lladrovci e ka uruar për ditëlindje, vëllain e tij dëshmorë, Fehmi Lladrovci.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka shkruar se heronjtë dhe dëshmorët e Kosovës janë përgjithmonë të rinj dhe të pavdekshëm.

“Urime vëlla ditëlindja! Heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë së Kosovës, përgjithmonë të rinj e të pavdekshëm…”, ka shkruar ai.

Fehmi Lladrovci sot do ta festonte datëlindjen e 56.

Ai lindi më 15.5.1956 në fshatin Shkabë (ish-Gllanasellë) të komunës së Drenasit, teksa ra dëshmorë më 22 shtator 1998.