Urimi më romantik që keni parë nga një reper, Getoar Selimi i uron ditëlindjen Marina Vjollcës

Prezantuesja e njohur, Marina Vjollca, gjatë ditës së sotme (e hënë) feston ditëlindjen e 31-të.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes rrjeteve sociale, derisa shumica e fansave i uruan ditën e veçantë.

Por, ajo çka mori më shumë vëmendje të fansave është postimi nga bashkëshorti i saj, Getoar Selimi.

Ky i fundit në një imazh të shpërndarë në Instagram, ka uruar bukuroshen brune për më të mirat në jetë.

“Disa njerëz lexojnë libra për të kuptuar se çka është dashuria. E gjitha çka unë duhet të bëjë është shikoj në sytë e ty. Urime ditëlindjen gruaja ime”, ka shkruar ai në përshkrim.

Fotografia që ai kishte ndarë me fansat e shfaqte atraktive moderatoren, e cila kishte të veshur një fustan të zi.

Getoari dhe Marina ndërkohë kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në nëntor të vitit 2017.