Donaldi

Urimi më i pazakontë erdhi nga Donaldi për Trixën: Meqë na i dhj*ve

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj janë një nga çiftet e krijuara brenda shtëpisë së Big Brother dhe çifti padyshim më i përfolur i momentit.

Dyshja po kalojnë një krizë pas një batute ku u përmend Bora Zemani dhe Trixa nuk pranoi të futej në shtëpi për të darkuar me të dashurin e saj duke shfaqur hatërmbetje.

Kjo ka mërzitur shumë Donaldin, i cili ka thënë se do ta zgjidhë kur të dalin jashtë.

Ndërkohë dy finalistet Einxhel dhe Beniada, ditën e sotme kanë tentuar t’i mbushin mendjen Donaldit t’i bëjë Trixës një befasi për ditën e të dashuruarve.

E ndonëse ai ishte kategorikisht për jo, duke qëndruar në oborr me Beniadën ajo është përpjekur t’i mbushë mendjen që të paktën ta urojë.

‘’Gëzuar Triza, meqë na i dhj*ve”, tha Donaldi, i cili i ka thënë se nuk ka bërë kurrë lule në jetën e tij. Pas kësaj Donaldi pati një porosi për vëllaun e tij Romeon.

”Romeo merr nje buqetë të madhe me lule dhe çoja Trixës, ajo ma dhj*u por unë po bëj përjashtim meqë është Shën Valentin.”