Urimi i kryeshefit të Telekomit për Kurban Bajram: Shëndet, mbarësi e begati

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi i ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Ai përmes një postimi ku ia ka bashkangjitur edhe fotografinë e familjes së tij, uron për shëndet, mbarësi e begati.

Urimi i plotë i Bedri Istrefit:

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, të gjithë besimtarëve myslimanë ju uroj shëndet, mbarësi e begati!
Në këtë ditë feste e gëzimi, të gjithë qytetarët e besimit islam dëshmojnë sakrificën, devotshmërinë, mëshirën dhe zemërgjerësinë për njëri tjetrin.
Uroj që për këtë festë të jemi më vullnetmirë dhe të ndihmojmë të gjithë ata që kanë nevojë, duke kultivuar vlerat e mirëfillta humane dhe solidare, për një familje dhe shoqëri të shëndoshë.
Me fat Kurban Bajramin!

loading…