Urimi i jashtëzakonshëm i Anton Qunit: Festoj Krishtlindjen e Bajramin, jemi vëllezër

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka uruar besimtarët për Krishtlindjen.

Quni i cili i përket fesë katolike, thotë se ai feston Krishtlindjen, Bajramin, Pashkët… “festoj çdo gjë që ushqen e mëson për paqen, dashurinë, mirësinë dhe mëshirën!”.

Urimi i tij:

Për shumë mote Krishtlindja!

Të parët e mi besonin në Kronin, Zeusin, Dhemitren, etj.
Familja ime beson në Bibël dhe mësimet e Jezu Krishtit.
Vëllezërit dhe motrat e mija besojnë në Kuran dhe mësimet e Muhamedit.
Unë festoj Buzmin, Darkën e Lamës, Krishtlindjen, Pashkët, Bajramin, festoj çdo gjë që ushqen e mëson për paqen, dashurinë, mirësinë dhe mëshirën!
Kam qenë në tempuj të lashtë, kisha, xhami, teqe dhe sinagoge, në të gjitha shtëpitë e Zotit!
Nuk ka fare rëndësi se në cilën prej tyre lutesh – Ai do t’i dëgjojë ato.
Dhe t’ jeni të bindur se Zoti do të na vlerësoi me dashuri, po aq sa i kemi dhuruar dashuri e paqe njeri tjetrit.

Gezuar!