Urimet e artistëve shqiptarë për festën e Kurban Bajramit

Festa e Kurban Bajramit po festohet sot (e diel) nga myslimanët në mbarë botën.

Me shpresën për paqe dhe harmoni, të gjithë kanë gjetur kohën e duhur për t’i uruar njëri-tjetrit më të mirat në këtë festë madhështore.

Urimet bëhen edhe më të bukura kur përfshihen fytyrat e famshme publike, të cilët ua shprehin fansave me gjithë zemër urimet për këto festa.

https://www.instagram.com/p/B1AuGb6F_27/

Një gjë të tillë e kanë bërë edhe shumë prej personazheve në vend, ku kanë ndarë fotografi në rrjetet sociale me urime të përzemërta për ata që i ndjekin.

Reperi ferizajas, Mozzik, zgjodhi një imazh me shoqërinë të urojë festën e Bajramit, ndërsa këngëtari Enis Bytyqi uron me një foto pranë bashkëshortes, Rinës.

https://www.instagram.com/p/B1A87YDhrSb/

Gjithashtu, kjo festë është uruar edhe nga këngëtarët Dhurata Dora, Dafina Zeqiri, Majk, Capital T, Morena Taraku dhe Arian Agushi, i cili pozoi përkrah nënës së tij.

Në vazhdim, mund të ndiqni disa prej postimeve të yjeve shqiptarë për festën e Kurban Bajramit.

https://www.instagram.com/p/B1At5VrAzR7/

loading…