Ditëlindja

Urime të shumta për 82-vjetorin e Papa Franesckos

Festimet për 82 vjetorin e Papa Françeskut kanë nisur që të dielën. I lindur në 17 dhjetor të 1936 në Buneos Aires, jezuiti Horge Bergolio u zgjodh Papë në 13 mars 2013.

Papa Françesko mbush 82 vjeç. Festimet nisën të dielën kur fëmijët e institucionit “Santa Marta” një strukturë e Vatikanit që ndihmon të sapolindurit në vështirësi, i dhuruan Papës një tortë të madhe ditëlindjeje.

I lindur në 17 dhjetor të 1936 në Buneos Aires, jezuiti Horge Bergolio u zgjodh Papë në 13 mars 2013. Por nuk kanë munguar urimet më institucionale duke filluar nga presidenti Italian Serxho Matarela, i cili ka dërguar një urim shumë të gjatë zyrtar. Kreu i shtetit italian e uron Papën në emër të gjithë popullit që sipas tij kanë një respekt dhe dashuri të sinqertë për Papa Françeskon.

Përveç tortës së dhuruar nga vogëlushët, Papa Françesko ka pritur dhe tortën tradicionale e cila çdo vit mbart një mesazh shumë të veçantë. Mesazhi i këtij viti shoqërohej me një shirit të kuq për të treguar lidhjen e Papa Françeskut me të rinjtë.