“Urime për Kampionin e ri Botëror”, Ambasada e Kosovës në Gjermani me postim për fitoren e Krasniqit

Ambasada e Kosovës në Gjermani i ka kushtuar një postim fitores së mbrëmshme të Haxhi Krasniqit.

“Urime për Kampionin e ri Botëror”, shkruan ambasada krahas fotografisë së Krasniqit.

Robin Krasniqi e fitoi mbrëmë titullin e kampionit të Botës në kategorinë gjysmë të mesme WBA, derisa mposhti me nokdaun Dominic Bosel në raundin e tretë.