‘Urime o militanta, Kurti e bëri Goranin ministër që e quante dikur çetnik’

Pas prezantimit të mandatarit për kryeministër, Albin Kurti i cili para deputetëve ka prezantuar kabinetin e tij të ri qeveritar, ka reaguar sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi.

“O militanta URIME që ALBIN KURTI ua bëri ministër GORAN RAKIQIN e LISTËS SERBE, që e quante ÇETNIK.”, ka shkruar ai.