Urime i Behgjet Pacollit për ditëlindjen e 53-të të Hashim Thaçit

Kryetari i Aleancës për Kosovën e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi për datëlindjen e 53-të të tij.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai shkroi se shpreson se Thaçi dhe të tjerët të kthehen faqebardhë në familjet e tyre.

“Sot dua të uroj ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në ditëlindjen e tij të 53-të. Me shpresën se ai dhe shokët e tjerë do të kthehen sa më parë faqebardhë në familjet e tyre, në atedheun për  pavarësinë e së cilës sakrifikuan”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sot dua të uroj ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në ditëlindjen e tij të 53-të. Me shpresën se ai dhe shokët e tjerë do të kthehen sa më parë faqebardhë në familjet e tyre, në atedheun për  pavarësinë e së cilës sakrifikuan.