Uran Ismaili: PDK është dashuri që nuk mbaron kurrë, për vendin dhe qytetarin

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, mbrëmë pa shpallur 14 shkurtin si datë të mbajtjes së zgjedhjes.

Duke qenë se 14 shkurti njihet si Dita e të dashuruarve, zyrtarë të partive politike kanë vërshuar me komente të ndryshme në rrjetet sociale, duke thënë se si qytetarët i duan partitë e tyre dhe këtë do ta dëshmojnë ditën kur mbahen zgjedhjet.

Kështu ka vepruar edhe sekretari i PDK-së, Uran Ismaili, i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë se PDK është dashuri që nuk mbaron kurrë për vendin e qytetarin.

“PDK është një histori e dashurisë për Kosovën. Është dashuri që nuk mbaron kurrë, për vendin dhe qytetarin. Bashkë e çojmë në këmbë Kosovën. Gati për 14 shkurt”, ka shkruar Ismaili.