Uran Ismaili në Kodër Trimave – e ndreqë edhe një fushë sportive (Video)

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili po vazhdon me bujtë në lagje të ndryshme të Prishtinës dhe po ndreq diçka në secilën prej tyre. Pas Bregut të Diellit, tani ai është ndalur për me bujtë në Kodër të Trimave, vizitë të cilën e ka dokumentuar edhe me videon e mëposhtme, të cilën e ka publikuar në kanalet e ndryshme të rrjeteve sociale.

Në videon e publikuar shihet se Ismaili përveç kalimit të natës në një familje në Kodër të Trimave, ai bashkë me anëtarët e asaj familje dhe banorët e lagjes kanë bërë edhe rregullimin e një fushe sportive.

Seria e videove të Uran Ismailit prej bujtjeve të ndryshme nëpër lagje të Prishtinës ka bërë bujë të madhe dhe është pritur me interesim të shtuar.