Uran Ismaili merr lavdata të veçanta nga zyrtari i Bankës Botërore: Nuk kam parë një ministër me kaq përkushtim

Zëvendësmenaxheri i Bankës Botërore në Kosovë, Diego Garrido Martin, ka dhënë lavdata të padëgjuara deri më tani nga një ndërkombëtar për ndonjë funksionar vendor. Ai e ka lavdëruar ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Garrido Martin, në takimin e Komitetit Drejtues të Projektit për Shëndetësinë Kosovarë, ku është folur për sigurimet shëndetësore, ka thënë se ministri Ismaili ka bërë ndryshime të mëdha në sektorin e Shëndetësisë që prej marrjes së detyrës.

“Kemi parë ndryshime shumë të mëdha që kur Ministri Ismaili ka marrë drejtimin e këtij sektori”, citohet të ketë thënë ai.

Ai ka theksuar se nuk ka parë ndonjë ministër me këtë përkushtim ndaj projekteve të caktuara, e veçanarisht në atë të sigurimeve shëndetësore.

“Nuk kam parë asnjë ministër, i cili i ka kushtuar kaq shumë kohë projektit dhe ka qenë shumë i involvuar me detajet e tij”, ka thënë ai.

Për arsye të këtij përkushtimi, ai ka thënë se Banka Botërore do të qëndroj prapa ministrisë për t’i dhënë mbështetje të çfarëdoshme ministrisë që e drejton Ismaili.

“Këtë rikonstruktim e shohim si trajektore shumë pozitive, prandaj Banka Botërore qëndron gati për të ju mbështetur në çfarëdo mënyre që mundet. Sektori shëndetësor është çelësi për zhvillimin e Kosovës dhe do të jemi pranë jush”, ka thënë Garido.