Uran Ismaili: Me mall e krenari PDK do të organizohet për Kadri Veselin e Hashim Thaçin

Sekretari i PDK-së, Uran Ismaili, ka mbajtur sot fjalim në takimin përmbyllës në Këshillin Drejtues. Ai ka kërkuar nga elektorati i PDK-së që me mall e me krenari të organizohen për Kadri Veselin, për Hashim Thaçin, për historinë e PDK-së dhe për shtetin tonë.

Lexoni statusin e plotë:

Sot mbajtëm takimin përmbyllës të Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës. Si Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së kërkova nga të gjithë aktivistët tanë që me mall e me krenari të organizohemi për Kadri Veselin, për Hashim Thaçin, për historinë tonë dhe për shtetin tonë.

Partia Demokratike e Kosovës është partia e çlirimit, partia e pavarësisë, partia e shtet-ndërtimit dhe partia e fitoreve të Kosovës. Do të tregojmë se ne ngritemi mbi sfida të mëdha dhe do të dalim më të fortë se kurrë në mbështetje të kandidatit tonë për Kryeministër, Profesorit Enver Hoxhaj.