Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Uran Ismaili, ka njoftuar se të mërkurën, më 23 korrik, nga ora 19:30, do të prezantojë vizionin dhe zgjidhjet konkrete për kryeqytetin në Sheshin “Adem Jashari”.

Në këtë ngjarje të hapur për të gjithë qytetarët, Uran Ismaili do të paraqesë programin e tij për ta bërë Prishtinën një qytet më funksional, më të pastër, më të gjelbër dhe më të lehtë për të jetuar – me zgjidhje që adresojnë problemet e përditshme të banorëve.

“Merre shokun, shoqen, familjen, e hajdeni bashkë! Ejani të dëgjoni vizionin tonë për një Prishtinë që i shërben të gjithëve,” – thuhet në ftesën e tij publike. Ngjarja do të zhvillohet:


📍

Sheshi “Adem Jashari”


🗓️

E Mërkurë, 23 Korrik


⏱️

Ora 19:30