Uran Ismaili: I kujtojmë me nderim dhe përulje ata që dhanë jetën për liri

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka kujtuar dëshmorët e Prishtinës në 22 vjetorin e rënies së tyre.

Ai tha se “i kujtojmë me nderim dhe përulje ata qe dhanë jetën për lirinë e vendit”.

“Djemtë dhe vajzat e kryeqytetit të Kosovës kapën pushkët dhe luftuan krah për krah bashkëluftëtarëve të tyre nga gjithë Kosova”, ka shkruar Ismaili.

Ismaili theksoi se Kosova është e ngritur mbi themelet e forta të heroizmit, sakrificës dhe vetëmohimit.

“Kulmi i Republikës është angazhimi i secili prej nesh që përmes punës së ndershme ta përjetësojmë veprën e dëshmorëve të kombit”.