Uragani Dorian të Dielën u forcua në një stuhi të Kategorisë 5 që lëvizë me shpejtësi prej 260 kilometrave në orë, ndërsa noton nëpër Bahamas veriore dhe kërcënon bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara, njoftoi Qendra Kombëtare e Uraganit.

“Ky uragan katastrofik do të godasë ishujt Abaco me erëra shkatërruese,” tha qendra në një twitter.

Dorian po shkon drejt perëndimit përmes ujërave të ngrohta në Karaibe dhe pritet që ta rrëmbejë Florida me erëra destruktive, shi të rrëmbyeshëm dhe një stuhi të rrezikshme për jetën gjatë ditëve në vijim.

Qendra e uraganit ka lëshuar gjithashtu një paralajmërim për Xhorxhinë, Karolinën e Jugut dhe Karolinën e Veriut për të qëndruar vigjilent pasi Dorian pritet të sjellë shi të madh dhe mundësinë e përmbytjeve.