Universiteti i Prishtinës

UP-ja për 12 pozita më lart në renditjen e “Webometrics”

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se në përditësimin e fundit që ka bërë sistemi i rangimit “Webometrics”, është renditur për 12 pozita më lart.

Përmes një postimi në Facebook, UP-ja ka bërë të ditur se po vazhdon ta përmirësojë renditjen në klasifikimin e universiteteve sipas sistemit të rangimit “Webometrics”.

“Në listën e përditësuar të janarit 2024, UP-ja është ngritur për 12 pozita, duke u renditur në vendin e 2884-t”, thuhet në njoftimin për media.

UP-ja më tej ka thënë se vijon të konsolidohet edhe në klasifikimin evropian, duke e përforcuar pozitën në mesin e 1 mijë universiteteve më të mira.

“Renditja e UP-së është reflektim i përparimit në kontributin shkencor të stafit akademik dhe ndikimin e tij”, vijon njoftimi.