Konfirmimi

UNRWA: Nuk ka ushqim të mjaftueshëm

Agjencia e OKB-së për Palestinezët tha se moti  ka intensifikuar vuajtjet për qindra mijëra njerëz të zhvendosur, duke e bërë një situatë tashmë, siç thanë, të padurueshme.

Kjo agjenci përmes një shkrimi në “X” tha se familjet që ikin nga shtëpitë e tyre, derisa ofensiva e Izraelit vazhdon, po flenë në ujë, shkruan Sky News.

UNRWA tha se familjet kanë qenë gjithashtu në radhë për orë të tëra në të ftohtë dhe shi për ushqim, i cili sipas tyre, nuk është i mjaftueshë,.

“Thjesht nuk ka ushqim të mjaftueshëm”, thuhet tutje në shkrimin e UNRWA.