Universiteti i Prishtinës fillon “Ditët e Orientimit për Maturantë”

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon sot ceremoninë zyrtare të hapjes së aktivitetit “Ditët e Orientimit për Maturantë”.

Hapjes zyrtare të aktivitetit, do t’i paraprijë një takim mikpritës për drejtorët e Drejtorive Komunale për Arsim, i cili do të mbahet në Rektoratin e UP-së në po të njëjtën ditë.

Ky aktivitet orientues për nxënës është organizuar nga Qendra për Zhvillim të Karrierës dhe zyra e rektorit të UP-së, si dhe është mbështetur nga Busulla – Portali zyrtar i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për orientim profesional, edukim dhe këshillim në karrierë.

Qëllimi i këtij aktiviteti është njohja e maturantëve për së afërmi me mundësitë e studimeve në Universitetin e Prishtinës, ku nga përfaqësuesit e njësive akademike dhe përfaqësues të tjerë të arsimit të lartë, do të prezantohen këto mundësi para maturantëve.