Kanë kaluar më shumë se një javë që kur Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka marrë vendim për mos akreditimin e disa universiteteve publike dhe disa kolegjeve private.
Ndaj këtij vendimi kishte reagur publikisht menaxhmebti i Universitetit “Haxhi Zeka”, ku kishte kërkuar sqarime nga KSHC në tri pika.Megjithatë, as pas një javë KSHC nuk është përgjigjur në çështjet e ngritura nga UHZ.
Në vazhdim e gjeni edhe reagimin e Universitetit Haxhi Zeka:Problemi i ngritur në nivel vendi pas vendimit të KSHC-së, të cilin akoma nuk e kan pranuar asnjë nga bartësit e AL të prekur nga ky vendim, duhët të tërheç vemëndjen e vetë KSHC-së në radhë të parë, palëve më interes dhe opinionit publik.
1. Përveç ndalimit të fuqisë retroaktive të normave juridike të cilat përbëjnë parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe sigurisë juridike, KSHC le të tregojë kriterët sipas UA Nr. 15/2018 për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës, se me rastin e angazhimit të ” Anca Prisacariu” cila ishte përvoja e saj në ENQA dhe EQAR e në veçanti eksperienca e saj në mësimdhënien Universitare të fushës përkatese sipas nenit 13 dhe dipozitave tjera të këtij neni?
2. Lë të na njoftojë po ashtu dispozitat kufizuese të Ligjit për Arsimin e Lartë, Statutit apo edhe Udhezimeve Administrarive përkatëse të cilat më rastin e mos – Akreditimit Institucional pra në rastin konkret për mos Ri-Akredtimin e Universitetit Haxhi Zeka në Pejë i ndalohet regjistrimi i studentëve të rinj? Kur të gjitha programet kan marrë vlersim pozitiv mbi 85%?
3. KSHC ka hapësir kohore ti shfrytezojë të drejtat nga Ligji për Procedurë të Përgjithshme Administrative të shfuqizojë vendimin e tillë, sepse ligjvënësi pikërisht për këtë arsye ka vendosur dispozitat e tilla duke pas parasysh gabimet apo lëshimet që mundë ti bëjnë organet administrative shtetërore.Mungesa e kompetencës të anëtarëve të KSHC-së dhe instrumentit të tyre këshillues i shkakton pasoja në imazh jo vetëm Universiteteve por edhe vetë Shetit.







