Unitedi kthehet te fitorja, triumfon thellë ndaj Norwichit para derbin ndaj Liverpoolit VIDEO

Manchester Unitedi ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Norwichit.

“Djajtë e Kuq” shënuan fitore prej 4 me 0 në Old Trafford, në një ndeshje ku shkëlqeu sulmuesi anglez Marcus Rashford.

Rashford shënoi dy golat e parë, derisa dy të tjerët i shënuan Martial e Greenëood.

Me këtë fitore Unitedi arrin në kuotën e 34 pikëve dhe mban vendin e pestë, derisa Norwichi në vendin e fundit ka vetëm 14 pikë pas 22 ndeshjeve.

Në ndeshjen e radhës, Djajtë udhëtojnë për derbin e zjarrtë ndaj rivalit të urryer, Liverpoolit, ndërsa Norwichi e pret Bournemouthin.