Manchester United dhe Liverpool tashmë gjendën në “Old Trafford”.

Të dy klubet kanë shkuar në stadium më herët se zakonisht, shkaku i protestave të shumta që ishin paralajmëruar dhe tashmë po ndodhin para “Old Trafford”.

Tifozët e Djajve të Kuq po kërkojnë largimin e pronarëve të klubit.

Sido që të jetë, Bruno Fernandes shpreson që ardhja më herët në stadium të mos ndikojë te skuadra.

“Nuk do të ndikojë ardhja në stadium më herët se zakonisht?”

“Shpresoj që jo, do të shohim”, u përgjigj Fernandes për Sky Sports, që foli për rëndësinë e ndeshjes:

🗣"So not effect arriving at the stadium earlier than usual?"

🗣"I hope not, we will see."

Bruno Fernandes talks about having to arrive at Old Trafford earlier due to the fan protest and previews Manchester United VS Liverpool #MUNLIV pic.twitter.com/uHly85tWhv

— Football Daily (@footballdaily) May 13, 2021

“Do të jetë ndeshje e vështirë si gjithmonë mes këtyre klubeve, e dimë rëndësinë që ka kjo sfidë për ata, por edhe për ne. Ne duam të fitojmë për veten, për fansat dhe për të gjithë. Do të jetë ndeshje e madhe dhe besoj të gjithë do ta shijojnë”.